E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli për akuzat e PS: Fluskë sapuni, do zbardhet shpejt

2 ditë pas akuzave të ngritura në drejtim të minsitrit të Bujqësisë, Genc Ruli nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka reaguar ministri Ruli, duke i cilësuar akuzat ndaj tij, akuza si mllef për humbjen e bujshme të njësisë 5 në zgjedhjet lokale, njësi që Ruli e kishte në patronazh. 

"Rama i ka mundësitë t`i shfrytëzojë, por ai nuk ka motiv se ka historikun e tij në marrëdhëniet e tij me drejtësinë, kur atë e mbërtheu paniku për skandalet e bëra në bashki dhe në vend të jepte shpjegime në komision, këndonte, apo kur e shndërroi në bunker bashkinë për të asgjesuar provat dhe manipuluar shkreat dokumentare”, tha ai.

Po ashtu, kreu i Ministrisë së Bujqësisë, i ka bërë thirrje kreut socialist Edi Rama që të mos bëjë presion ndaj prokurorisë, por të depozitojë fakte, nëse ka për akzuat që ngre. Më tej Ruli ka theksuar se korrupsioni nuk luftohet me mllef dhe skandale të sajuara, por me hetime serioze, që i besohen institucioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›