E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja rikthehet në krye të FIFA-s

Spanja është rikthyer në krye të renditjes së FIFA-s duke anashkaluar Holandën, e cila qëndroi në krye të renditjes vetëm një muaj.
Kampionët e botës shënuan fitore 3-2 ndaj Kilit dhe më pas mposhtën Lihtenshtajnin me rezultat 6-0, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2012, dhe mblodhën kështu pikë të mjaftueshme për të marrë kreun.
 

Gjermania mbetet në vendin e tretë, ndërsa Uruguay është ngjitur edhe një vend për t`u renditur në vendin e katërtën në listën e FIFA-s. Portugalia është e pesta, pasi është ngjitur tre vende. Ndërkohë, Anglia ka zbritur katër vende dhe tashti renditet e teta në botë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›