E Shtunë, 31 Tetor 2026

DigitAlb deri ne 2020 ne Eutelsat

Platforma televizive lider në Shqipëri, DigitAlb zgjat bashkëpunimin e saj me Eutelsat deri në qershor të vitit 2020, duke siguruar të gjithë burimet satelitore për transmetim.

Kjo shoqëri ka shtyrë dhe për tre vite kontratën e saj me Eultelsat për pese traspondera në satelitin 16° në lindje, ku operojnë platformat më të mëdha rajonale.

Një projekt i bërë realitet në dhjetor të vitit 2004, DigitAlb numëron sot 300 mijë abonentë të DigitAlb HD në Shqipëri dhe shumë vende të Europës, si dhe 100 mijë abonentë të DigitAlb-it tokësor.

Andrew Wallace, një prej drejtorëve te Eutelsat, tha se: “Angazhimi afatgjatë i DigitAlb për kapacitet në satelitet Eutelsat ruan më tej këtë pozicion si pikë referimi për trasnmetimin dixhital në Ballkan. Ne jemi të kënaqur të shoqërojmë zgjerimin e klienteve tanë Pay TV dhe të përmbushim nevojat e tyre për kapacitete në rritje, duke përfshire dhe kalimin e tyre të shpejtë në një mjedis high definition”, deklaroi Wallace.

Ndërsa Alban Jaho, drejtor i përgjithshëm i DigitAlb u shpreh se: “Kjo marrëveshje e re siguron transmetimin satelitor cilësor të DigitAlb për një periudhe kohore afatgjatë, e cila përbën një hap shumë të rëndësishëm për të ardhmen. Ne kemi një mundësi të shkëlqyer për të lancuar kanale të reja HD dhe për një përmirësim të përgjithshëm të shërbimeve kundrejt abonentëve. Ne jemi të bindur se marrëveshja e suksesshme midis shoqërive tona do të kontribuoje për një të ardhme të vazhdueshme të shkelqyer për transmetimet dixhitale në rajon”.

Marrëveshja mes DigitAlb dhe Eutelsat i ofron shikuesve 54 kanale premium, pesë supersport nga Supersport Albania dhe një paketë ku përfshihen tetë kanale HD.

Marrëveshja e re do të lejojë më shumë kanale HD, si dhe do të fillojë së shpejti transmetimin në kanalet MPEG 4 dhe MPEG 2, duke rritur kështu efikasitetin e përdorimit të kapacitetit satelitor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›