Ukraine vritet lideri i Partise se Industrialisteve

Lideri i Partisë së Industrialistëve të Ukrainës, Alexandr Korobchinski, ka humbur jetën në një atentat në Odesa.
Lajmin e ka bërë të ditur policia lokale.
Politikani, 41 vjeç, ka rënë në një pusi, ndërsa udhëtonte në një makinë me të shoqen.
Sipas dëshmitarëve, një person ka qëlluar të paktën katër plumba me një pistoletë me silenciator, që kanë goditur Korobschinski.