Seseri Ne Shqiperi po instalohet nje regjim ala Lukashenko
Sipas saj drejtimi i vendit po behet sipas modelit Lukashenko nderkohe qe vendi ka shume probleme te renda ekonomike qe lidhen me te ardhurat me papunesine me shtrenjtesine etj. qe kerkojne zgjidhje.
Kemi mbyllur nje vit kalendarik i cili ka qene i mbushur me ngjarje te medha historike per vendin. Kujtoj ketu liberalizimin e vizave por dhe
nje frenim ne proceset integruese te vendit. Si do ta vleresonit vitin qe sapo u mbyll
Ne 2010-n Shqiperia nuk arriti te permbushe standardet me themelore te nje vendi qe synon te behet pjese e familjes europiane. Demokracia beri hapa mbrapa ekonomia vijoi te perkeqesohej e manifestuar mes te tjerash ne perkeqesimin e nivelit te jeteses se shqiptareve. Do te qe e padrejte nese do te pretendoja se keto vleresime jane unikisht te miat apo dhe te opozites ku une bej pjese. Perkundrazi keto jane vleresime te institucioneve nderkombetare qe matin progresin e vendeve te shprehura me qarte se kurre ne tri raporte te rendesishme te publikuara ne muajt e fundit te 2010-s Opinioni i Komisionit Europian Raporti i Bankes Boterore dhe Raporti i Economic Inteligence Unit. Asnjeri prej tyre nuk eshte nje dokument i zakonshem per tu shperfillur sepse perfundimet e shprehura ne to jane arsyet mbi te cilat bazohen vendimet negative te nderkombetareve sidomos te Bashkimit Europian per Shqiperine. E keqja qendron se keto dokumente tek ne u shperfillen plotesisht dhe ne vend qe e gjithe energjia te shpenzohet per korrigjimin e problemeve te evidentuara energjite dhe parate e taksapaguesve shkojne drejt makines mediatike qeveritare qe anatemon se nderkombetaret e kane nxire realitetin.
Ju po e shihni goten bosh dhe jo gjysme te mbushur nderkohe qe nuk duhen mohuar perparimet ne keto 20 vjet demokraci ne Shqiperi...
Mendoj se eshte ne te mire te te gjitheve qe ti themi gjerat sic jane realisht pa zbukurime. Pas 20 vitesh lufte perpjekjesh titanike dhe sakrificash Shqiperia sapo u klasifikua nga Economic Inteligence Unit si nje vend me nje regjim hibrid. E theksoj jo me demokraci te plote as me demokraci me defekte por me nje regjim hibrid ku nuk permendet fare termi demokraci. Kjo do te thote se jemi pak fare pak me mire se regjimi totalitar qe do te thote se jemi shume larg jo vetem vendeve te BE-se por edhe cdo vendi tjeter te rajonit qe aspiron anetaresim te shpejte ne BE qe do te thote se nuk jemi ne nje grup me vende si Serbia Rumania Maqedonia apo Mali i Zi por ne nje grup me Bangladeshin qe renditet me lart se ne Libanin Nikaraguan Palestinen Pakistanin dhe Irakun. Ne patologjine politike regjimi hibrid dallohet nga demokracia sepse zgjedhjet manipulohen ne favor te qeverise ne fuqi burimet e vendit perdoren per interesa te atyre qe jane ne fuqi opozites i mbyllet goja te drejtat politike dhe lirite civile jane te kufizuara liria e shtypit eshte e kercenuar dhe e drejta e votes e kufizuar. Ne boten moderne nje regjim hibrid seshte gje tjeter vecse forme elementare e regjimit autoritar. Kjo ndodh ne Shqiperi sepse nuk perfillet mendimi ndryshe ne Parlament monologon me ore te tera vetem nje njeri nje sekretar partie i dalekohe qe pa asnje ndrojtje deklaron se zgjedhjet mund te behen edhe pa opoziten. As Lukashenko qe gezon nje reputacion te hidhur ne te gjithe Europen nuk ka guxuar te ndaje pikepamje te tilla te pakten jo kaq haptazi.
Te mos harrojme zonja Seseri se liberalizimi i vizave eshte nje fakt dhe efektet e tij me mijera qytetare shqiptare jane duke i shijuar. Kjo duhet pare si nje hap me afer integrimit europian..
Me vizat sikunder me shume gjera te tjera tek ne abuzohet ne menyre shume fyese. Ne fakt abuzohet me aspiraten e popullit tone. Si cdo popull i vogel i perfshire ne vorbullen e globalizmit edhe Shqiperia dhe shqiptaret aspirojne per tu spikatur nga popujt e tjere. Ne presionin e vendeve te medha te cilat edhe thjesht per efekt te numrit te larte te popullsise apo madhesise gjeografike arrijne te kene peshe vendet e vogla si Shqiperia me shume se asnjehere jane ne kerkim te nje identiteti diferencues. Dhe ky nuk eshte nje fenomen i ri. Vertet skemi zhvillim- abuzonte diktatori Hoxha- por jemi te paret per burreri trimeri dhe punedashje madje punojme me shume se te gjithe kemi bregdetin me te bukur te Mesdheut dhe natyren me te bukur te kontinentit. Per kedo qe ka vizituar edhe vendin me te fundit te Europes eshte plotesisht e qarte se keto jane abuzime me aspiratat e popullit tone. Ne kete kendveshtrim kryeministri aktual ndjek te njejten qasje duke abuzuar me deshiren e te gjithe shqiptareve per te qene me shume se nje vendndodhje gjeografike europiane per te qene nje vend i spikatur dhe i mireintegruar europian. Duke e njohur mire kete aspirate zoti kryeminister rishtazi deklaroi se Shqiperia u shpall e bukura e dheut per turistet se rritja e pagave te ketij viti qe me e madhja ne kontinent qe kemi rritjen ekonomike me te larte ne te gjithe Europen. Ne vend qe te thote se zhvillimi i turizmit ska te krahasuar as me fqinjet se shqiptaret kane te ardhurat per fryme me te uletat ne kontinent se Shqiperia eshte vendi me ekonomi me pak te zhvilluar ne te gjithe Europen. udine me te madhe e tha para dy ditesh kur deklaroi se ekonomia shqiptare perfundimisht doli nga kriza duke harruar se asnjehere nuk ka pranuar se ekonomia jone eshte ne krize dhe rrjedhimisht nuk ndermori asnje mase per zbutjen e krizes. Vini re spotet e shtrenjta televizive per liberalizimin e vizave te cilat flasin per suksese madheshtore dhe mbyllen me figuren e udheheqesit qe i mundesoi keto suksese. Provoni te gjeni spote te tilla ne vendet demokratike. Nuk do ti gjeni. Ky kult i ri qeveritar ala Lukashenko eshte fyes per shqiptaret.
Qeveria eshte ne vitin e dyte te mandatit te dyte qeverises dhe kryeministri deklaroi pak dite me pare se po e fillon vitin e ri me nje bilanc tejet pozitiv. Cili eshte mendimi juaj
Jetojme ne nje vend me qeverisje mediokre. Ne vend te analizes dhe konstatimeve te mia lejomeni ti referohem serish opinionit te Komisionit Europian si nje burim objektiv. Citoj qeveria shqiptare harton ligje e vendime me cilesi te dobet te cilat nuk ben kujdes ti zbatoje nuk respekton masat qe ka planifikuar vete per decentralizimin e ka shnderruar korrupsionin ne nje problem shume serioz e te kudondodhur dhe mbi te gjitha nuk ka mundur te ngreje nje administrate publike sipas standardeve europiane. Ligji i sherbimit civil nuk zbatohet nepunesit ndryshojne dhe emerohen me preference politike dhe sistemi i karrieres ekziston vetem ne leter. Pas 20 vitesh sakrifica shqiptaret vazhdojne te kene te ardhurat per fryme me te uletat se cdo vend europian me te uletat ne rajon dhe as qe mund te llogaritet se sa vite duhen per tiu afruar vendit qe renditet i fundit ne BE. Ne vitin 2009 rritja ekonomike u ul 3 here ne krahasim me vitin 2008 dhe u ul me tej ne vitin 2010 ndersa borxhi publik arriti ne kufirin maksimal te tij prej 60 te PBB-se. Investimet e huaja direkte te zhveshura nga privatizimet kane qene shume modeste duke financuar vetem nje te pesten e deficitit tregtar. Vende pune jane krijuar gjithnje e me pak dhe papunesia zyrtare ka arritur ne 13.7 me e larta e dhjetevjecarit te fundit. Kjo ka goditur me shume qytetet e vogla dhe zonen rurale. Ne nje qytet si Kruja ku forca e punes eshte rreth 5 here me e vogel ne numer se ne rrethin e Durresit numri i te papuneve te regjistruar ka arritur ne 3000 vete. Papunesia zyrtare ne Kruje eshte 14 dhe ajo reale eshte rreth 30.
Cili eshte sipas jush problemi themelor qe duhet konsideruar per te ndryshuar rrjedhen e rezultateve negative qe ju permendni pasi duket se opozita qendron vetem ne nivelin konstatues
Keqmenaxhimi i puneve te vendit pasojat e te cilit jane kolosale. Kjo kerkon pergjegjshmeri te madhe individuale politike e morale si dhe profesionalizem te larte. Ne vend qe te merret me ceshtjet madhore si demokracia qeverisja ekonomia te cilat kushtezojne realisht integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe ndikojne drejtperdrejt ne mireqenien e shqiptareve zoti kryeminister vazhdon te beje kryetarin e partise me lojera e thashetheme politike dhe nuk ka as njohurite me elementare te menaxhimit. Kryeministri yne eshte i vetmi kryeminister ne boten e perparuar qe nuk merret me qeverisjen por me ngjyren e dekorit te kryeqytetit. Sepse dikush iu ankua se keto ngjyra nuk jane blu dhe ai u angazhua te percaktoje se si duhet te jene. Njelloj sikur dikush iu ankua per nenkalimin e Zogut te Zi dhe ai e shkaterroi ate duke shperdoruar rende parate publike. Njelloj sikur dikush iu ankua per Piramiden dhe ai vendosi ta shembe duke shperdoruar miliona te tjere. Kjo mendesi e mbrapshte e kryeministrit transmetohet tek duzina e ministrave dhe ushtria e nepunesve memece te paafte per te shfaqur mendimet e kundershtite qe kane. Pasojat e ketij stili dalekohe e te papergjegjshem drejtimi jane fare te qarta si per shqiptaret ashtu edhe per institucionet nderkombetare por jane dramatike per vendin. Une mendoj se kryeministrat e afte merren me demokracine qeverisjen ekonomine. Kur nuk dine te merren me keto ata largohen dhe ua lene vendin njerezve te afte.
ARISTIR LUMEZI