Ruli:Asnjë padrejtësi për "Marubi"-n

Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, tha në Kuvend se "shkollës së filmit "Marubi" nuk i është bërë asnjë padrejtësi. "Subjekti ka pasur të drejtë të përdorë pa shpërblim, një territor prej 200 metra katrorë në ambjentet e Alba-Filmit, (ish-kinostudio), ndërkohë që pa të drejtë ai ka pushtuar rreth 4 mijë metra katrorë", tha Ruli.Sipas tij "ky subjekt është lajmëruar disa herë dhe i është kërkuar të zbatojë ligjin dhe të lirojë ambjentet e zëna në mënyrë të paligjshme. Tashmë i është lënë detyrë KLSH-së ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore. Në Shqipëri ka shumë subjekte private, të cilëve nuk u jep shteti falas tokë, por ato i përballojnë vetë kostot duke paguar qera për ambjentet e zëna",sqaroi ministri.Deklarata e ministrit Ruli erdhi pas reagimit të opozitës e cila shprehu shqetësim lidhur me një vendim të qeverisë, i cili urdhëron lirimin e ambjenteve të tepërta të kësaj shkolle.