Bode:Shqipëria nuk është në krizë

Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi në Kuvend se Shqipëria nuk është në krizë, sepse nuk ka rënie ekonomike në krahasim me tremujorin paraardhës. "Insitucionet financiare nuk shprehen për një rënie të ekonomisë, por rritje 5.7 % të ekonomisë shqiptare", tha Bode. Sipas tij, kriza është thjesht në mendjen e opozitës.Bode theksoi se "Nuk është e vërtetë që do jetë TVSH të parimbursueshme. Nuk e ndihmon internetin mosrimbursimi i TVSH-së", tha ai.Kreu i LSI-së, Ilir Meta u shpreh se qeveria duhet të jetë e shqetësuar për krizën që po përjeton vendi ynë dhe sidomos bizneset shqiptare . "Ndërmarrjet e prodhimit të konfeksionecve të ndryshme rrezikojnë falimentimin dhe daljen nga tregu i punës.Në këtë situatë krize rrezikohet të shihen dhejtëra mijëra shqiptare e shqiptare që punojnë në këto ndërmarrje, të papunë, ndaj qeveiria duhet të dialogojë me ta dhe të shikojë si mund të ndihmojë këto ndërmarrje", tha Meta. Kreu i LSI-së theksoi se "Është e domosdoshme që të shikohet me kryeministrin Bersha e ministrin e Financave Bode, një vlerësim real i ekonomisë, si dhe masat që po merren për të përballuar këtë krizë". Sipas Metës,rritja ekonomike jo vetëm që nuk është dyshifrore, por ekonomia po shkon në gjendjen më të keqe.