Rumani, 4 fëmijë të vdekur

Katër fëmijë të së njëjtës familje të provincës së Suceava, në veri të Rumanisë, kanë vdekur të asfiksuar në një dhomë plot me miell.
Sipas agjencisë së lajmeve “Mediafax”, mamaja e viktimave, 38 vjeçe, kishte shkuar të bënte pazar së bashku me vajzën e madhe, duke lënë burrin shurdh-memec, 74 vjeç, të ruante fëmijët.
Teksa kthehej në shtëpi ajo i ka gjetur fëmijët e mbyllur në dhomë të pajetë.