E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, pro reformës në tregjet financiare

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar projektligjin për reformat e tregut financiar. Me këtë ligj do të shmanget një përsëritje e krizës financiare si ajo e vitit 2007 deri në 2009-n. Bankat dhe investitorët në SHBA duhet të përshtaten në përputhje me kërkesat e rrepta dhe të lejojnë më shumë transparencë. Projektligji duhet të miratohet edhe në senat. Me një miratim në të dyja dhomat e Kongresit llogaritet jo para mesit të korrikut. Për të siguruar mbështetjen e nevojshme të disa republikanëve, demokratët hoqën dorë në këtë projektligj nga tatimet e diskutueshme të bankave në volumin prej rreth 18 miliardë dollarësh. Për presidentin Barak Obama, reforma e tregut financiar është një nga projektet politike më të rëndësishme.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›