BE-ja, kundër bonuseve shtesë për bankierët
Bashkimi Europian vendosi kufizime në pagesat shtesë për menaxherët e bankave. Siç u bë e ditur në Bruksel, Parlamenti Europian dhe shtetet e Bashkimit Europian u morën vesh për vendosjen e një tavani për shpërblimet e diskutueshme. Për shembull, nga viti i ardhshëm vetëm 30 për qind e këtyre pagesave do të jetë në para të thata. Pjesën tjetër bankierët do ta përfitojnë vetëm në rast se banka e tyre ka punuar me sukses. Miratimi i rregullave nga Parlamenti Europian javën e ardhshme konsiderohet çështje formale.
#