E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani, 7 vjet burg për ish-ministrin e korruptuar

BUKURESHT- Një ish-ministër rumun i Bujqësisë, Ioan Muresan u dënua me shtatë vjet burg nga Gjykata e Lartë e Kasacionit për shpërdorim të fondeve publike.

Anëtar i qeverisë së qendrës së djathtë, në pushtet nga viti 1996-2000, Muresan është i pari ish-ministër post komunist që dënohet nga drejtësia rumune, ndërkohë që procese të tjera gjyqësore përsa i përket ish-zyrtarëve qeveritarë janë në pritje.

Sipas mediave vendase, ish-ministri dhe dy zyrtarë të tjerë të ministrisë në dhjetor 1999 i kishin shkaktuar shtetit një humbje prej 1,6 milionë euro.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›