E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jepet lamtumira aktorit rus Mikhail Kozakov

Mikhail Kozakov, një nga legjendat e aktrimit rus është përcjellur për në banesën e fundit para pak orësh në një varrezë të Moskës.

Aktori i famshëm u nda nga jeta në një spital të Tel Avivit në Izrael, në datë 22 prill pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit.

Përpara se të vdiste aktori kishte kërkuar që të mos kryhej një ceremoni lamtumire e organizuar nga shteti rus, por një ceremoni private me familjarët dhe njerëzit e tij të afërt. Aktori njihet për rolet e tij të vlerësuar në kinemanë ruse sidomos para viteve 90.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›