SHBA, 72 të vdekur nga tornadot

Ka shkuar në 72 numri i viktimave nga tornadot dhe përmbytjet të cilat janë duke goditur ditët e fundit jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas bilanceve zyrtare, shteti i Arkansasit është shteti më i goditur nga fatkeqësitë natyrore të ditëve të fundit.
Sipas autoriteteve amerikane, të gjitha viktimat janë regjistruar në Arkansas dhe Alabama, pjesa më e madhe e të cilave si pasojë e shembjeve të pemëve dhe të shtëpive.
Stuhitë dhe tornadot goditën Teksasin e më pas Xhorxhian dhe në rrugën e tyre parashikohet të godasin edhe Tenesen, Kentakin, Karolinën e Veriut dhe të Jugut.
Ndërkohë vetëm 11 persona gjetën vdekjen nga nga një stuhi që goditi shtetet jugore në fillim të kësaj jave.