Rumani/ Një viktimë dhe mbi 50 të plagosur nga shpërthimi në një pikë karburanti

Të paktën një person ka mbetur i vrarë dhe mbi 50 janë plagosur, mes tyre edhe 39 zjarrfikës, pas dy shpërthimeve në një pikë karburanti në Rumani.
Ngjarja ndodhi në komunën Crevedia, në veri të kryeqytetit rumun të Bukureshtit.
10 persona raportohen se janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa kryeministri Marcel Ciolacy tha se disa prej tyre do të dërgohen jashtë për kurim, në Itali dhe Belgjikë.
Rreth 3 mijë persona në një rreze prej 800 metrash nga vendngjarja u evakuan pas shpërthimit të parë në stacionin e gazit të lëngshëm, i cili shkaktoi përhapjen e zjarrit në botet me karburant që gjendeshin pranë.
Ndërkohë, një shpërthim i dytë në stacionin plagosi dhjetëra zjarrfikës që ndodheshin aty për të shuar flakët.
Të dielën paradite, autoritetet thanë se zjarri është vënë nën kontroll dhe tani ngjarja po hetohet nga prokurori i përgjithshëm.
Mediet lokale cituan zv.ministrin e Brendshëm rumun duke thënë se stacioni i gazit të lëngshëm po funksiononte pa leje.
/rtsh.al/