Ish-Shefi i Shtabit: Vendimi për SHQUP-in, gabim, ushtarakëve t’iu kërkohet falje
TIRANE - Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, përgjatë vitit 1992, Gjeneral Major, Kostaq Karoli apeloi dje publikisht jo vetëm rikthimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë tek Forcave të Armatosura por njëkohësisht edhe nevojën e të kërkuari ndjesë ndaj të gjithë ushtarakëve në vend për kalimin e këtij objekti në seli të Partisë Demokratike. Sipas tij, vendimi i pak ditëve më parë i qeverisë nuk është asgjë tjetër përveçse një gabim. “Ky veprim duhet të korrigjohet dhe ushtrisë duhet t’i kthehet ky objekt që duhet të kërkohet ndjesë përpara gjithë ushtarakëve edhe ata që janë të liruar edhe ata që janë në shërbim”, - deklaroi Karoli në një prononcim të dhënë dje për “Top Channel”. I pyetur se çfarë vlere ka Shtëpia Qendrore e Ushtrisë për ushtarakët, ai nënvizoi se “desha të theksoj se nga të gjitha shtëpitë ushtarake që kanë patur ushtarakët nëpër rrethe, është i vetmi objekt që i ka ngel ushtrisë. Njerëzit mund të mendojnë që është thjesht një objekt për të pirë kafe, por nuk është ashtu. Është një qendër kulture, takimesh, mbledhjesh të Forcave të Armatosura, promovimit të vlerave të Forcave të Armatosura dhe për aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike. Mua më duket që ky veprim është i nxituar dhe i pamenduar mirë. T’ia heqësh ushtrisë dhe ta japësh për një selie partie?! Ky është një gabim. Ushtria goditet rëndë me një veprim të tillë”, - deklaroi Karoli.
REAGIMI I PS
Deri tani Partia Socialiste ka mbajtur qendrim kundërshtues për futjen në proces privatizimi të disa pronave të Ministrisë së Mbrojtjes duke deklaruar se do të anulohet çdo vendim që mazhoranca e re e konsideron cënim të interesit publik. Dy ditë më parë, Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes në qeverinë “Rama”, e cilësoi të jashtëligjshëm vendimin e qeverisë për t’i kaluar për përdorim godinën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Partisë Demokratike. Në një intervistë për “TCH”, Kodheli tha se “ky vendim është marrë në mungesë të plotë të transparencës. Nuk është shpallur në faqen zyrtare të Kryeministrisë. Ajo që është më e rënda dhe më e rëndësishmja, është marrë në shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës, sepse SHQUP-i konsiderohet një unitet ushtarak, që është pjesë e një plani të shpërndarjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, - tha ministrja e re e Mbrojtjes. Sipas saj, “duke qenë pjesë e kësaj liste, duhet të merret një miratim i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht i Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, pa përjashtuar këtu Ministrinë e Mbrojtjes”. Ajo bëri të ditur se gjatë një bisede telefonike që pati me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral, Xhemal Gjunkshin për këtë çështje, ai i ka pohuar se nuk ka firmosur asnjë shkresë për nxjerrjen jashtë inventarit të pronave të Ministrisë së Mbrojtjes të ndërtesës së SHQUP-it. E pyetur se çfarë do të bëjë qeveria e re për këtë çështje, kur ajo të marrë detyrën në shtator, Kodheli tha se: “Ju siguroj se ne do ta kthejmë në situatën e mëparshme, statusin e asaj që ne e quajmë SHQUP. Do të vëmë përpara përgjegjësisë të gjithë ata të cilët me vetëdije kanë shkelur ligjet e shtetit shqiptar”. Jo vetëm për godinën e SHQUPit, por edhe për të gjitha pronat e Ministrisë së Mbrojtjes që po përpiqen të shiten me urgjencë nga qeveria “Berisha”, zonja Kodheli premton një hetim të hollësishëm. “Kudo ku është abuzuar dhe shkelur ligji, të gjitha procedurat do të kalojnë në një auditim të hollësishëm dhe unë besoj se abuzuesit do të marrin përgjigjen që meritojnë. Ligji duhet të jetë mbi gjithçka dhe ne duhet të jemi të gjithë të barabartë përpara tij”, - theksoi ministrja e ardhshme e Mbrojtjes.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)