E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, konfirmohen 253 raste të prekjes nga gripi i derrave

Dyqind e pesëdhjetë e tre raste të prekjes nga gripi i derrave janë regjistruar në Rumani, 31 prej të cilave janë konfirmuar javën e kaluar, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë. Rastet e reja, të cilat janë të lehta, janë regjistruar tek persona të ardhur veçanërisht nga Spanja, Anglia, Afrika e Jugut dhe Greqia.
Rasti i parë i prekjes nga gripi i derrave, një banore e Bukureshtit, 30 vjeçe e cila ishte kthyer nga Nju Jorku, është regjistruar më 27 maj në Rumani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›