Rumani, konfirmohetvdekja e ushtarëve nëaeroplanin e rrëzuar
BUKURESHT- Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë ka konfirmuar vdekjen e shtatë ushtarëve që gjendeshin në aeroplanin ushtarak izraelit në kohën e rrëzimit. Gjashtë trupa izraelite dhe një rumun ishin në bord në kohën e aksidentit. Aeroplani u rrëzua në malet Karpate.
Ai ishte pjesë e ushtrimeve “Operacioni Qielli i kaltër”, që kishte si synim stërvitjen për misione kërkimi. Burime ushtarake u thanë mediave rumune se incidenti ndodhi pranë Brashovit, rreth 160 kilometra në veri të Bukureshtit. Sipas të njëjtave burime, helikopteri CH 53 po merrte pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarke ndërmjet Rumanisë dhe Izraelit.
(m.a/rel/BalkanWeb)