Londra hedh poshtëkërkesën e Serbisëpër ekstradimin e Ganic
LONDER- Një gjykatë në Londër ka hedhur poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-presidentit të Bosnje Hercegovinës, Ejup Ganic, lidhur me akuzat se ai ka qenë i përfshirë në krime lufte në Bosnje në fillim të viteve 90-të.
Ndaj ish-presidentit Ganic dhe 18 personave të tjerë, Beogradi ngriti akuzën për vrasjen e më shumë se 40 ushtarëve jugosllavë, të cilëve iu ishte lënë rrugë e lirë që të largoheshin nga Sarajeva në vitin 1992.
Duke dhënë vendimin për këtë çështje, gjykatësi britanik tha se kërkesa për ekstradimin e zotit Ganic kishte motive politike dhe se Serbia nuk kishte paraqitur prova të mjaftueshme për ta mbështetur këtë kërkesë.
Ejup Ganic, ish-zyrtar i lartë boshnjak, kreu përkohësisht funksionet e presidentit të Bosnje Hercegovinës, kur presidenti Alija Izetbegovic u mbajt peng nga forcat serbe në aeroportin e Sarajevës.
Ish-presidenti 64-vjeçar i Bosnjës, i cili i ka hedhur poshtë akuzat, u ndalua në një nga aeroportet e Londrës teksa po largohej nga Britania pas një vizite te shkurtër akademike në mars të këtij viti. Gjatë shqyrtimit të kërkesës së ekstradimit, ai ishte lënë i lirë.
Ndonëse vendimi i gjykatës britanike nuk la asnjë shteg të hapur për apelim, zv.kryeprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekaric, ka deklaruar se Beogradi do të apelojë ndaj këtij vendimi.
(e.n/tg/BalkanWeb)