E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, amatorëtë pikturës, nënë e bir në ekspozitë

DURRËS- Dy amatorë të pikturës, nënë e bir janë bërë sot protagonistë të ekspozitës së hapur në mjediset e Klubit të Shkrimtarëve në Durrës. 18 tablo, punime të studentit Kristi Kolitari zenë vendin kryesor në ekspozitën e tyre të përbashkët.

Sipas drejtuesve të Klubit të Shkrimtarëve, Kolitari kohë më parë ka ndjekur privatisht mësime pikture, të cilat tashmë kanë dhënë frute në këtë ekspozitë premierë. Djaloshi 22-vjeçar, megjithëse nuk studion në Akademinë e Arteve është paraqitur me disa vepra interesante që reflektojnë pasionin e tij të vjetër për pikturën.

Me një vijë piktorike që ngjason me punimet e piktorit të shquar shqiptar Naxhi Bakalli tablotë me ngjyra pasteli të Kristit janë të veçanta në llojin e tyre.
Në të njejtën ekspozitë kanë zënë vend edhe 5 tablo të punuara kryesisht në grafikë nga Jerina Juka, e ëma e djaloshit piktor.

Juka Kolitari me profesion biologe ka preferuar të jetë përkrah të birit në këtë ndërmarrje artistike, e cila ka bërë të njohur për herë të parë në qytet dëshirën e trashëguar nga nëna te biri.
(e.m/ata/BalkanWeB)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›