E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Bin Ladenit, festime para Shtëpisë së Bardhë

Ndërkohë që Presidenti amerikan Barack Obama po i drejtohej popullit në një komunikim special me median, një turmë njerëzish e mbledhur para Shtëpisë së Bardhë festonin vrasjen e liderit të Al Kaedas Osama Bin Laden.

"Ky është një lajm i rëndësishëm për ne dhe për botën", tha Gordon Felt, president i organizatës së familjeve të viktimave të avjonit që u përplas në Pennsylvania.

Ndërkohë Bin Laden u shpëtoi trupave amerikane në malet e Tora Boras në Afganistan në vitin 2001 dhe besohej se ishte në Pakistan. Sipas autoriteteve amerikane është konfirmuar se gjatë operacionit nuk ka patur asnjë ushtar amerikan të lënduar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›