E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi humb sfidën decizive, Ujkani tregohet një hero

VJENE-Rapidi i Vjenës ka pësuar një humbje 1-2 shokuese dje përballë Salzburgut, duke mbetur jashtë zonës së Kupave të Evropës. Në këtë mënyrë, skuadra e Hamdi Salihit rrezikon të mos luajë në Europa League sezonin e ardhshëm, pasi është 2 pikë larg vendit të tretë. Shkodrani ishte titullar dhe humbi një shans të artë në minutën e 58-të, kur goditja e tij me kokë u prit nga portieri. Ndërkohë, në Serinë B italiane, portieri Samir Ujkani ka qenë nga më të mirët në fushë në barazimin 2-2 të Novarës me Sienën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›