E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, opozita socialdemokrate fiton zgjedhjet

Opozita socialdemokrate ka fituar zgjedhjet politike duke marrë 36% të votave elektorale sipas dy exit-polleve të publikuara në tv rumun. Partia liberal demokrate e presidentit Trajan Basesku ka marrë 30.5 % të votave, partia liberale e kryeministrit Tariceanu ka marre 20% të votave, ndërsa partia e katërt cila ka marre 7% të prefrencave ka qenë Unioni demokratik i maxhareve. Socialdemokratet kanë arritur të shfrytezojnë shqetësimet se kriza ekonomike botërore mund të shkaktojë shkurtimin e mijëra vendeve të punës dhe vendosjen e detyruar të masave të ashpra dhe skandalet e njepasnjeshme. Dua të falenderoj miliona votues të cilët kanë besuar tek ne. Jemi një parti e fortë dhe do të mobilizohemi në shërbim të interesave të popullit. Ne jemi partia e cila meritonte ti fitonte këto zgjedhje-deklaroi Mircea Geoana kreu i socialdemokratëve. Per të formuar qeverine PSD i duhet dhe bashkepunimi me liberalet të cilat kanë një marrëdhënie të ngushtë me partinë e presidentit Trajan Basesku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›