Negociator i ri për bisedimet mbi emrin

Negociator i ardhshëm në bisedimet mes Athinës dhe Shkupit do të jetë ambasadori i Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zoran Jolevski.
Zoti Jolevski zëvendëson ambasadorin, Nikolla Dimitrov të cilin kohë më parë e shkarkoi nga kjo detyrë presidenti maqedonas, Branko Cërvenkovski.
Me kërkesë të negociatorit të ri në bisedimet e ardhshme do të vazhdojnë të marin pjesë edhe dy bashkëbiseduesit e deritashëm, Nikolla Dimitrov dhe Martin Protugjer.Qeveria maqedonase, gjatë ditës së Hënë për këtë do të njoftojë edhe ndërmjetësin ndërkombëtar në bisedimet Athinë- Shkup për çështjen e emrit të Maqedonisë, Metju Nimic.