Pakistani hedh poshtë pretendimet indiane

Qeveria indiane është vënë nën presion të madh pas sulmeve
Pakistani i ka bërë thirrje Indisë që të punojë për të mundur terrorizmin sesa të sugjerojë se Islamabadi ka qënë i përfshirë në sulmet në qytetin indian të Bombejit. Ambasadori i Pakistanit në Shtetet e Bashkuara, Husain Haqqani, i tha BBC-së se India nuk kishte prezantuar asnjë dëshmi lidhur me rreth 180 personat që u vranë. "Ata nuk kanë prezantuar deri tani ndonjë provë. Ne jemi të interesuar për t'i parë këto evidenca." "Tani po zbulojmë se paska patur informacione, të cilat nuk janë ndarë me ne, apo me shërbimet sekrete të Indisë apo me aparatin shtetëror." "Ndaj mendoj se këtu ka më shumë sesa thjesht fajësimi i Pakistanit," tha ambasadori i Pakistanit në SHBA. Përpara këtij zhvillimi, zv/ministri i Brendshëm indian, Shakeel Ahmad tha se sulmuesit ishin shtetas pakistanezë dhe personi i armatosur që u kishte mbijetuar sulmeve kishte siguruar informacion të hollësishëm. Qeveria indiane ka bërë me dije plane për të përmirësuar sigurinë, në të cilat përfshihet edhe një ngritja e një agjencie anti-terror.