Rumani pritet formimi i kabinetit
Kryeministri i ri rumun, Mihai Razvan Ungureanu pritet të njoftojë sot përbërjen e kabinetit të tij, pas përfundimit të konsultimeve me partitë e koalicionit qeverisës, për të cilat thuhet se kanë shkuar pa probleme. 43-vjeçari i cili ishte kryetar i Shërbimeve Sekrete të Rumanisë, kur u caktua për kryeministër nga presidenti Basescu, për të zëvendësuar Emil Boc.
Ish-kryeministri dha dorëheqjen pas protestave kundër masave të kursimit të qeverisë së tij, të cilat janë të domosdoshme që Rumania të përfitojë fonde nga FMN.
Analistët thonë se Ungureanu do të jetë një kryeministër i mirë, nëse do të arrijë të krijojë një qeveri të përgjegjshme. Ai pritet të marrë mjaftueshëm mbështetje në Parlament, duke përdorur koalicionin qeverisës i cili ka një maxhorancë të vogël, por funksionale.
Rumania po kalon një situatë mjaft të vështirë ekonomike, edhe pse vitin e kaluar ekonomia e saj u rrit, ajo ende konsiderohet si vendi i dytë më i varfër në Europë.