Gjykata zgjat afatet e paraburgimit

Gjykata e Tiranës ka vendosur që afatet e paraburgimit për Agim Llupon të shtyhen edhe me tre muaj të tjerë. Prokuroria kërkoi shtyrjen e afateve të hetimit pasi çështja ishte komplekse dhe se me mbërritjen e eskpertizës së FBI-së organi i akuzës pretendon të mbledhë të tjera prova kundër gardistit. Sipas gjykatës afatet e paraburgimit për Agim Llupon janë shtyrë deri në 8 maj të këtij viti. Agim Llupos i ka përfunduar afati i paraburgimit në orën 13 të ditës së sotme dhe séanca gjyqësore ku gardisti kërkoi lirimin e tij u shty për shkak të mosparaqitjes së avokatit, Gëzim Veleshnja, i cili nuk ka pranuar të marrë në mbrojtje Llupon. Një ditë më parë avokati, Genc Gjokutaj u tërhoq nga mbrojtja e Llupos pasi tani ka në mbrojtje ish-komandantin e Gardës së Republikës, Nrea Prendin ndërsa séanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë u zhvillua pasi gjykata caktoi për mbrojtjen e Agim Llupos avokaten Vjollca Pustina.