Rumania: Posistemit antirakettë SHBA në Deveselu
BUKURESHT- Presidenti rumun Traian Basescu deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rumania ranë dakord për vendosjen e elementëve të mburojës së ardhshme amerikane antiraketë në bazën ushtarake rumune, Deveselu, në jug të vendit.
"Jemi shprehur dhe kemi pranuar si vend për dislokimin e sistemit antiraketë ish-bazën ajrore në Deveselu, në rajonin Olt, në jug", shtoi Basescu në një intervistë në televizion.
Rreth 200 ushtarakë amerikanë do të vendosen në Deveselu, por kjo shifër mund të arrijë deri në 500, shtoi ai.
Shtetet e Bashkuara dhe Rumania po negociojnë prej muajsh për përcaktimin e vendit dhe të kushteve të dislokimit të baterive antiraketë në tokën rumune. "Kjo mburojë antiraketë nuk drejtohet kundër Rusisë", theksoi Basescu.
(atsh/BalkanWeb)