Ansambli egjyptian "Al Tannoura" në skenën e "Moisiut"
DURRËS- Artistët e ansamblit egjyptian "Al Tannoura" ishin mbrëmjen e kaluar mysafirë në Durrës.
Shfaqja e organizuar nën kujdesin e ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vendin tonë, me mbështetjen e Ambasadës së Egjyptit në Tiranë, hapi serinë e spektakleve që do të udhëtojnë këto ditë edhe drejt Krujës, Tiranës dhe Shkodrës, tha drejtori i ansamblit Mahmoud Eissa.
Spektatorët durrsakë duartrokitën intepretimin e valltarëve të grupit, që sollën pjesë nga trashëgimia kulturore dhe etnografike e vendit mesdhetar. "Tahmeila" çeli koncertin e së hënës në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu" të Durrësit. Instrumentistët dëshmuan aftësitë e tyre muzikore në një interpretim të gjatë dhe impenjativ, i cili bashkë me elementet tingëllues mbështetej edhe në lojën e artistëve popullorë.
Vallja e dytë mjaft karakteristike e tipit Sufi i dedikohej krejtësisht adhurimit të diellit dhe kërcimi në rreth i dy solistëve ishte i mahnitshëm. Universi fillon nga e njëjta pikë dhe valltari i parë Hany përfaqëson diellin, ndërsa i dyti, Jonuzi, me lojën e tij intepreton përmes veshjes shumëngjyrëshe lëvizjen e yjeve. "Kjo është një valle shpirtërore, e cila nis ngadalë si të gjitha vallet egjiptiane, e më pas shpejton duke i dhënë asaj një ngjyresë të veçantë", tha drejtori Eissa.
Ansambi "Al Tannoura" është formuar në vitin 1988 dhe mbrëmë në Durrës performoi grupi që punon së bashku prej 23 vjetësh. Ata janë të gjithë mbi 55 vjeç, por ritmet që sjellin në skenë janë rinore dhe shumë të gjalla, tha drejtori Eissa.
Ansambli egjyptian ka 60 anëtarë, që japin tre shfaqje në javë dhe mbështeten financiarisht nga Ministria e Kulturës së Egjyptit.
(d.b/ATA/BalkanWeb)