Rumania dhe sfidat e saj politike
Nuk është ende e qartë nëse Traian Bashesku do të vazhdojё tё qëndrojë në detyrë. Me 1 Gusht, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë vendosi se ajo kishte nevojë për më shumë kohë dhe mё shumё të dhënat për të vendosur nëse një referendum që synon largimin e presidentit rumun nga pushteti është i vlefshëm. Referendumi ka si qёllim largimin e zotit Basheskun nga detyra për shpërdorim tё pushtetit. Nga 18 milion votuesve të regjistruar, vetëm 46.2% kanë marrë pjesë në referendum, i cili u mbajt më 29 korrik. Një shumicë e madhe prej 87.5 % votuan kundër zotit Basescu, por pjesëmarrja minimale e kërkuar ka qenë mbi 50 % e votuesve të regjistruar. Kjo do të thotë se zoti Basescu mund të qëndrojë nё detyre deri në 2014, kur përfundon edhe mandati i tij. Tashmё, Z. Bashesku ka bёrё tё ditur se ai "shpëtoi nga një grusht shteti" dhe u zotua për pajtim me qeverinë e kryesuar nga Viktor Ponta, një Social Demokrat. Manovrat e shumta tё këtij koalicioni, “për të hequr qafe” z Bashesku kanë alarmuar edhe anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian. Një raport i publikuar në 18 korrik nga Komisioni Evropian shpreh dyshime mbi qeverinë rumune dhe konceptimin e saj mbi sundimin e ligjit. Z. Ponta ishte përpjekur të “flakё tutje” kërkesat e një pjesëmarrje minimale për referendum përmes një dekret emergjent, por duke parё kritikën jashtëzakonisht tё fortë nga BE-ja, ai ndryshoi “kurs”. Zotit Ponta i mungon dëshira për “bashkëjetesë”. Ai thotë se presidenti ka "humbur çdo legjitimitet" dhe qëndrimi nё pushtet nuk bën sens, derisa shumica votuan kundër tij. Për koalicionit nё pushtet tё Social-Liberaleve, e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza është largimi i Z. Bashesku. Kjo është arsyeja pse koalicioni ka paraqitur disa dokumente në Gjykatën Kushtetuese duke argumentuar se popullsia e Rumanisë është zvogëluar me thuajse tre milionë dhe se kjo duhet të merren parasysh kur të vendoset vlefshmëria e referendumit. Ata bёnё thirrje për një sondazh qё u krye në pranverë, ku zoti Ponta dhe aleatët e tij bojkotuan dhe e konsideruan si tё paligjshëm, në atë kohë (Autoriteti i sondazhit na bënte tё ditur se të dhënat janë ende duke u përpunuar dhe rezultatet përfundimtare priten tё shpallen nё shtator tё vitit 2013.) Ekonomia rumune mbetet e brishtë. Kriza e euros ka lënë pas rimëkëmbjen e vendit nga një recesion i madh nё vitin 2009. Thatësira e madhe është një barrë shtesë, për arsyen e vetme se 7% e GDP-së Rumanisë varet nga bujqësia. Ekspertё nga FMN-ja , BE-ja dhe Banka Botërore kanё si detyrё mbikëqyrjen në Bukuresht tё një kredie prej 5 miliard euro (6200000000 $) dhe monitorimin e angazhimeve tё marra nga qeveria. Monedha është zhvlerësuar kundrejt dollarit dhe euros. Ekonomia duket se mё shume se kurrë ka nevojë për vëmendje të plotë të qeverisë, por lufta politike ka gjasa të vazhdojë deri në zgjedhjet e përgjithshme tё nëntorit. Kjo ndoshta do të konfirmohet nga shumica e zotit Ponta, në parlament. Kur “The Economist” vendosi tё publikoi këtë lajm, nuk kishte vendosur ende, nëse do tё duhet tё “bashkëjetojnë” me z.Bashesku deri atëherë.