E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumania mohon sigurimin e burgjeve sekrete për CIA

Rumania ka mohuar raportimet e mediave se zyrat e qeverisë në Bukuresht janë përdorur nga Agjencia Amerikane e Inteligjencës CIA si një burg i improvizuar për të burgosur dhe marrë në pyetje personat e dyshuar për terrorizëm.
 

Zëdhënësja e Zyrës Kombëtare të Regjistrimeve, për informacione të klasifikuara, Simona Kap-Alb i ka cilësuar raportimet e tilla si spekulime të kulluara.
 

Akuzat për ekzistencën e një burgu të CIA-së në Rumani janë raportuar në shumë media perëndimore, por vendndodhja e burgut është bërë i ditur për publikun vetëm pas një hulumtimi të përbashkët nga agjencia e lajmeve, Associated Press dhe televizioni publik gjerman, ARD Panorama.
 

Burgu rumun dyshohet të ketë qenë pjesë e rrjetit të vendeve të quajtura pika të zeza, në të cilat CIA operonte dhe i kontrollonte.
 

Të gjitha burgjet u mbyllën në maj të vitit 2006 dhe programi i mbajtjes dhe marrjes në pyetje i CIA-së përfundoi në vitin 2009.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›