E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirgistan, presidenti kërkon krijimin e koalicionit të ri parlamentar

Presidenti i Kirgizistanit, Almazbek Atambaev ka kërkuar sot nga Partia e tij Social Demokrate që të formojë koalicionin e ri qeverisës në parlament.
 

Atambaev u takua me liderin e kësaj partie, Hunubai Tursunbekov dhe i kërkoi atij që të mos formojë një koalicion që është i interesuar vetëm për mbajtjen e pushtetit, pasi që një gjë e tillë do të vendoste themelet për kritika e mospajtime.

Tursunbekov tha se ai do të provojë që t`i përfshijë katër nga pesë partitë e përfaqësuara në parlament, në koalicionin e ri qeverisës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›