E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen 50 kg marihuanë në afërsi të kufirit grek

Policia e Maqedonisë gjatë një operacioni mbrëmjen e djeshme ka sekuestruar 50 kilogramë marihuanë, drejt Greqisë.

Gjatë operacionit tre persona janë ndaluar me makinën e tyre që kishin për qëllim trafikimin e lëndës narkotike përmes një vendkalimi ilegal drejt Greqisë.

Tre personat e ndaluar janë shtetas maqedonas dhe se ata u ndaluan në afërsi të zonës së Dojranit. Ata kanë pranuar se droga ishte dedikuar për tregun grek.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›