Tension në KZAZ 33 në Tiranë, numërimi rinisi pas disa orë bllokimi

TIRANË-Merr fund bllokimi prej disa orësh qe iu be procesit te numërimit në KZAZ 33 në Njësinë Nr. 4 në Tiranë. Pas disa ore nderprerjeje rinis numerimi rreth oresn 20:15 minuta ne kete KZAZ.
Partia Socialiste pretendoi pasditen e sotme se janë bërë veprime të të paligjshme në KZAZ 33 në Njësinë Nr.4, të vendosur në shkollën ‘Bajram Curri’, duke akuzuar komisionerin e PD, Arben Qirjako se tentoi të fusë brenda shkollës fletë votimi në favor të PD. Por në një deklaratë për mediat, Qirjako hodhi poshtë pretendimet e PS dhe tha se do të bëjë denoncim në prokurori për akuzat e bëra në emër të tij.
Rreth ores 20:15 minuta u konfirmua se mori fund bllokimi dhe se rinisi numerimi ne kete KZAZ.
Kandidati Sadri Abazi dhe Fatmir Xhafaj deklaruan për mediat se një makinë që presupozohet të jetë e CEZ Shpërndarje sipas tyre ka hyrë në rrethimin e shkollës “Bajram Curri”, që pa autorizim nuk lejohet të hyjë asnjë automjet dhe brenda makina ka pasur vota për subjektin e Partisë Demokratike. Sipas PS ky veprim është ndërmarrë kur komisionerët e PS po bënin pushim.
“Është mbyllur dera, më vonë simpatizantë të PS ka kanë njoftuar se është një tentativë për të manipuluar kutitë e votimit. Policia i ka hapur derën një makine që pretendonte se ishte e kuvendit, ka ardhur Igli Cela dhe Tahir Muhedini dhe punonjës së CEZ me makinë. Ju bëj thirrje komisionerëve të PS të jenë vigjilent”, tha Sadri Abazi kandidat i PS.
Ndërkohë në një dalje për mediat, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridian Seriani, deklaroi nga ambientet e jashtme të në KZAZ 33 në Njësinë Nr. 4 në Tiranë se pas verifikimeve u konstatua se nuk janë prekur materialet zgjedhore.
SEKRETARI I KZAZ NR 33: VERIFIKUAM NUK QENDROJNE PRETENDIMET E PS
Ora 20:20-Z Nallbani, sekretari i KZAZ nr 33 theksoi se nuk qëndrojnë pretendimet e PS mbi tentativë për manipulim të votave.
“Në orën 12:00 u pezullua numërimi i votave për shkak të lodhjes. Pritej të niste numërimi në orën 16:0, por më pas duhet të sqarohej situata e krijuar. Verifikuam se nuk kishte asnjë anomali dhe se gjithë dokumentacioni ishte në rregull. Deri tani janë numëruar 12 kuti dhe janë dhe 68 për tu numëruar. Ne shpresojmë të përfundojë numërimi ditën e nesërme”, tha z Nallbani.
PS: PAS VERIFIKIMEVE, MATERIALI ZGJEDHOR NUK ËSHTË PREKUR
Ora 20:08 Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridian Seriani, deklaroi nga ambientet e jashtme të në KZAZ 33 në Njësinë Nr. 4 në Tiranë se pas verifikimeve u konstatua se nuk janë prekur materialet zgjedhore, ndërkohë që nuk dha një afat të sakte se kur do të rinisë procesi i numërimit të votave.
“Sic dhe jeni në dijeni sot rreth orës 3:00, në KZAZ ku ka qenë kandidati Qirjako, kur KZAZ ka qene pushim, sapo jemi vëne ne dije ne kemi ardhur këtu, kemi ndjekur procedurat ligjore, duke njoftuar Prokurorinë. Ka ardhur Prokuroria. Konstatojmë se materiali zgjedhor nuk është prekur. KZAZ sapo ka verifikuar materialin zgjedhor dhe po presim. Ideja është që ne marrim dijeni dhe jemi ne ndjekje te procesit zgjedhor, sa i përket ambienteve të jashtme, të merren organet zgjedhore. Sot jemi për të verifikuar dhe konstatojmë se materiali nuk është prekur, procesi i numërimit do të fillojë sapo te merret një vendim’, u shpreh Seriani.
CAUSHAJ: INCIDENTI U VËTËKRIJUA. POLICIA NË KRYE TË DETYRËS
Ora 19:00 Kreu i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj pas inpektimit në KZAZ Nr. 33 e ndodhur në Shkollën "Bajram Curri" në Tiranë deklaroi se të gjitha strukturat e policisë së Kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave për ruatjen e materialeve të votimit dhe sigurimin e vendnumërimit të votave deri në përfundim të të gjithë proçesit zgjedhor
Caushaj sqaroi se incidenti në njësinë Numër. 33 u vetëkrijua teksa hodhi poshtë akuzat e PS duke nënvizuar se efektivët e policisë janë në kryet ë detyrës
“Tani që po flas nga KZAZ në mënyrë verbale është dhënë versioni se nuk ka shkelje por përgatisin procesverbalin t’ia dërgojnë prokurorin. Përvecse vendit të numërimit të votave, policia ka detyrë kryesore të garantojë dhe rendin për qytetarët. Detyra jonë është të garantojmë procesin e votave dhe rendin dhe qetësinë. Policia ka qenë në krye të detyrës”, tha Caushaj.
Caushaj ka bërë thirrje që të ruhet qytetësia në KZAZ-të e Tiranës aty ku policia është e angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
KZAZ 33/ XHAFAJ: DREJTUES TË POLICISË BURGJEVE NUMËROJNË VOTAT
Ora 17:00- Për tensionin në KZAZ 33 në Njësinë Nr.4, te vendosur në shkollën ‘Bajram Curri’. Xhafaj denoncoi faktin se drejtues të policisë së burgjeve po numërojnë votat. Ai tha se tentativa për manipulimit të votave është kryer kur po ndërrohej turni i oficerëve të policisë duke shfrytëzuar kompaninë CEZ Shpërndarje, e cila sipas Xhafajt në makinën e kësaj kompanie kishte vota që do futeshin në njësi në favor të PD.
“Në këtë mjedis kur është vendi i numërimit të votave për Njësinë 4, gjatë këtyre ditëve ka pasur tensione për shkak të personave të inkriminuar të cilët një pjesë e mirë kanë lëvizur me traga jo të rregullta deri me armë. Duke pasur mbështetje të strukturës së policisë, por jo të gjithëve. Policët që kanë qenë në shërbim janë vënë në shërbim te personave që kanë dashur të manipulojnë, i kam bërë thirrje Prokurorisë që të marrë masat. Ishte tentativë arritëm ta kapim, do prononcohet komisioni zonal. Persona të inkriminuar të vënë në funksion, pasi ka eksponent të PD kanë qene të shoqëruar nga efektivë të policisë së Tiranës. I kam kërkuar policisë që të distancohen dhe të respektohet ligji dhe ai tension që po shihni sot është vetëm një pjesë që ka shoqëruar procesin e numrit të votave. Ky është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për të parë mundësinë e deformimit të rezultatit. Elemente të tillë ka pasur dhe ka dhe në grupet e numërimit që ka futur këtu PD në vendet e numërimit të votave. Drejtues të policisë së burgjeve janë këtu duke numëruar votat”, tha Xhafaj.
QIRJAKO: FTOJ PROKURORINE TE VERIFIKOJE AKUZAT NDAJ MEJE
Ora 18:40-“Jam mësuar me deklaratën e përfaqësuesve të PS në lidhje me lakimin e emrit tim në këtë proces. Unë mendoj se është një trillim i caktuar për të kryer këtë tension, ftoj KZAZ dhe prokurorinë të bëjnë verifikimet e duhura,.
Janë qendra votimi ku PD do të ketë rezultat pozitiv në këtë zonë dhe nuk është mirë që përfaqësues të PS, të bëjnë deklarata që krijojnë tensione. Të gjithë të vëzhgojnë gjithçka jemi për një proçes të rregullt zgjedhor.
Kam qenë gjatë procesit të numërimit nga ora 19 e gjys dhe u la nga ora 18:00 të hapet KZAZ. Ftoj KZAZ të bëjë deklaratën përkatëse lidhur me këtë ngjarje.
Kam qenë në fillim të procesit të numërimit dhe nuk jam paraqitur më këtu dhe kam qenë në shtabin tim partiak. Ka qenë moment pushimi”, tha Qirjako për mediat.
(d.b/el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Tension në KZAZ 33, PS: Tentim për manipulim. Qirjako: Ftoj prokurorinë të verifikojë