Zgjedhjet parlamentare në fokus të mediave ndërkombëtare
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të vitit 2013 kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe për mediat e huaja. Ato kanë raportuar herë pas here situatën në Shqipëri duke përfshirë gjithcka që ndodh në këto ditë mjaft të rëndësishme për vendin tone. Ja si shkruajnë disa prej tyre.
Agjencia e lajmeve Reuters: Opozita fitore të fortë në Shqipëri duke nxitur kështu kryeministrin Sali Berisha të japë dorëheqjen dhe të pranojë humbjen. Edhe pse procesi i numërimit të votave nuk ka përfunduar ende, rezultatet paraprake kanë treguar se opozita ka fituar thuajse në të gjitha qarqet e Shqipërisë duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.
Deutche Welle raporton se partia socialiste me në krye Edi Ramën ka kryesuar në rezultatet paraprake në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Sapo përfundoi procesi i votimit ditën e dielë të dy liderët e partive kryesore si asaj socialiste ashtu edhe demokratike shpallën fitoren pa nisur ende procesi i numërimit. “të dhënat tona tregojnë se kemi fituar mbi forcat shkatërruese” është shprehur lideri i Partisë Socialiste.
Ndërkohë edhe agjencia e lajmeve BBC raporton thuajse të njëjtën gjë duke theksuar se Partia Socialiste kryeson rezultatet paraprake. Po ashtu nuk kanë lënë pa përmendur edhe faktin që të dyja partitë kryesore si socialiste ashtu edhe ajo demokrate kanë shpallur fitoren pa nisur ende procesi i numërimit. BBC thotë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Shqipëri nuk priten të dalin para ditës së martë. Sipas BBC, Bashkimi Evropian është shprehur se zgjedhjet e së dielës përfaqësojnë një provë të fortë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evrpian.
Sali Berisha kërkon të kryesojë për herë të tretë në zgjedhjet parlamentare, por fushata është njollosur nga deklaratat për manipulim votash duke ngjallur frikë kështu për një politikë të paqëndrueshme.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Zgjedhjet parlamentare në fokus të mediave ndërkombëtare