Rumsfield vlereson modelin e fushates elektorale te PD-se
Gjate nje pritje qe i rezervoi ish shefit te Pentagonit ne kryeministri, shefi i qeverise Sali Berisha i shprehu zotit Rumsfeld mirenjohjen e thelle per gjithe mbeshtetjen qe ai personalisht dhe SHBA i ka dhene Shqiperise per anetaresimin ne NATO. Zyra e shtypit te shefit te qeverise njofton se Ish Sekretari Rumsfeld uroi kryeministrin Berisha për arritjet që qeveria shqiptare ka shënuar në këto vite. Taksa e sheshte 10% ishte një ndër arritjet me te rëndësishme qe ka vlerësuar zyrtari amerikan. Ne njoftimin per media te zyres se shtypit ne kryeministri thuhet se ish sekretari amerikan Rumsefeld, në veçanti u shpreh i impresionuar nga pjesëmarrja aktive dhe e gjerë e qytetarëve shqiptarë në fushatën elektorale dhe i shprehu kryeministrit Berisha vlerësimet më të larta për modelin e kesaj fushate. Rumsfield tha se Presidentet amerikane do te ëndërronin te kishin neper evenimentet e tyre elektorale pjesëmarrjen qe ka PD ne takimet e saj elektorale.