E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton e Fule Palet politike duhet ta bejne KQZ-ne operacionale

Vetem disa dite para zgjedhjeve, Brukseli i ben thirrje lidereve politike shqipetare ta bejne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve teresisht operacional. Në një deklarate te perbashket te shefes së diplomacisë europiane, Catherine Ashton dhe komisionerit për zgjerimin Stefan Füle, kërkohet që lideret politike në Shqipëri te gjejne rrugen e pranueshme per te gjithe per ta bere KQZ-në teresisht operacional. "Eshte nje pergjegjesi e perbashket e lidereve poliitke qe te forcojne besimin tek qytetaret shqipetare per proçesin elektoral dhe te krijojne te gjitha kushtet qe keto zgjedhje te jene te pranueshme per te gjithe" thuhet ne deklaraten e Ashton dhe Füle. Zyrtarët e lartë europianë rikujtojne, se zgjedhjet në Shqipëri përbëjnë përbëjnë njê test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike dhe progresin e vendit drejt Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›