Eposi i Kreshnikeve ndihme UNESCO-s
Studiuesit e dy qendrave albanologjike ne Prishtine dhe Tirane u mblodhen ne nje konference shkencore nderkombetare Eposi i Kreshnikeve monument i trashegimise kulturore shqiptare ne kryeqytetin kosovar. Megjithese nuk dihet ende nese do te jete apo jo Eposi i Kreshnikeve nen mbrojtjen e UNESCO-s albanologet dhe studiuesit e folklorit kane celur konferencen shkencore nderkombetare e cila eshte organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtines dhe Qendra e Studimeve Albanologjike te Tiranes. Konferenca ka mbledhur tok studiues te kesaj fushe nga te gjitha hapesirat shqiptare si dhe albanologe dhe folkloriste te vendeve te ndryshme europiane dhe boterore. Qellimi i kesaj konference sipas organizatoreve eshte ti beje te ditur mbare botes Eposin e Kreshnikeve ne menyre qe kjo trashegimi te merret ne mbrojtje nga UNESCO. Hapjen e konferences shkencore nderkombetare Eposi i Kreshnikeve monument i trashegimise kulturore shqiptare e pershendeti edhe Hajredin Kuci zevendeskryeminister ne Qeverine e Republikes se Kosoves pasi kjo konference nderkombetare mbahet nen perkujdesjen dhe mbeshtetjen e Kryeministrit te Kosoves Hashim Thacit. Konferenca shkencore nderkombetare Eposi i Kreshnikeve monument i trashegimise kulturore shqiptare eshte e para e ketij lloji qe po zhvillohet ne Kosove.