Rumunet kerkojne doreheqjen e qeverise
Mijera rumune protestuan sot ne Bukuresht me kerkesen per doreheqjen e qeverise. Protesta e sotme u mbajt ne vazhden e protestave kunder shkurtimit te shpenzimeve dhe masave te tjera te ashpera.
Ne protesten e sotme ishin mbledhur te pakten 2 mije vete para nderteses se qeverise te cilet kerkuan doreheqjen e kryeministrit Emil Boc dhe te presidentit Trajan Basescu. Zoti Bok ka bere disa leshime duke shkarkuar ministrin e jashtem Teodor Baconschi pas komenteve fyese qe i beri per protestuesit. Ai gjithashtu emeroi perseri ne post nje zyrtar te shendetesise qe gezonte popullaritet doreheqja e te cilit dy jave me pare u be nxitje per demonstratat.
Por udheheqesit e opozites thone se keto masa te kryeministrit nuk jane te mjaftueshme dhe po bejne thirrje per mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme. Edhe pse demonstratat ne Rumani kane qene kryesisht paqesore ka patur disa perleshje te dhunshme mes prostuesve dhe policise.