E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rusët bombardojnë për herë të parë qytetet Lutsk dhe Dnipro

Shpërthime të fuqishme ka pasur në dy qytete në anë të kundërta të vendit në Ukrainë.

Shpërthimet kanë ndodhur në Lutsk në veri-perëndim, si dhe në Dnipro – një qytet në brendësi të vendit pranë lumit Dnieper dhe një bastion i madh në Ukrainën qendrore-lindore.

Në asnjë nga këto qytete nuk ka pasur me parë shpërthime të drejtpërdrejta. Sirenat e sulmit ajror ranë në disa qytete të Ukrainës në orët para shpërthimeve.

Shpërthime në qytete në anët e kundërta të vendit janë raportuar mëngjesin e sotëm. Një fushë ajrore dhe një fabrikë e motorëve të avionëve u shënjestruan në Lutsk në veri-perëndim. Në Dnipro – një bastion i madh në Ukrainën qendrore-lindore – një person është raportuar i vdekur në sulmet ajrore. Shpërthime janë raportuar gjithashtu në Ivano-Frankivsk , në jug-perëndim raporton BBC.

Rusia gjithashtu pretendon se ka marrë qytetin e rëndësishëm strategjik të Volnovakha , në veri të portit të rrethuar të Mariupolit .

Presidenti Volodymyr Zelensky në një fjalim video, hodhi poshtë pretendimet ruse se armët kimike ose armët e shkatërrimit në masë janë zhvilluar në Ukrainë. Ai paralajmëroi gjithashtu se Rusia do të merrte “përgjigjen më të ashpër të sanksioneve” nëse do të përdorte armë të tilla kundër Ukrainës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›