E Enjte, 5 Nëntor 2026

Senati i SHBA miraton paketën e ndihmës për Ukrainën prej afro 14 miliardë dollarësh

Senati amerikan ka miratuar me shumicë dërrmuese një paketë për të ofruar 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, duke e dërguar projektligjin në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrimin e Presidentit Biden raporton BBC.

Dispozita është pjesë e një projektligji më të madh të shpenzimeve të qeverisë dhe u miratua pasi demokratët në pushtet hoqën fondet për lehtësimin e Covid-it për shkak të rezistencës nga republikanët e opozitës.

“Ne po u japim ukrainasve miliarda për ushqim, ilaçe, strehim dhe mbështetje për mbi dy milionë refugjatë që u është dashur të largohen nga Ukraina, si dhe financime për transferimin e armëve si Javelins dhe Stingers [raketat]”, kreu i shumicës demokrate në Senat. Chuck Schumer tha përpara votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›