E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rusët godasin 1260 shënjestra me raketa dhe artileri përgjatë vijës kufitare në krahinat e Donbasit dhe Harkivit.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është shprehur se rusët kanë intensifikuar sulmet drejt Harkivit, Donbasit dhe Dnipros një ditë pasi Kremnlini filloi ofensivën në lindje të ukrainës. Zyrtarët rusë thonë se një total prej 1260 shënjestrash ishin goditur nga raketa dhe artileri përgajtë vijës kufitare prej 480 kilometrash në krahinat e Donbasit dhe Harkivit.

Zelenksi tha se situate në qytetin e rrethuar të Mariupolit është shumë e rëndë. Ushtria ruse po bllokon cdo përpjekje për të organizuar korridoret humanitare dhe për të shëptuar njerëzit tonë. Është i panjuohur, fati i të paktën dhjetra mijërave banorëve të Mariupolit të cilët janë dërguar në territory të kontrolluar nga rusët , tha Zelenski.  

Një komandant i marinsave ukrainas që luftojnë në Mariupol është shprehur se forcat e tij noshta ishin në ditët dhe orët e tyre të fundit në një mesazh të publikuar në facebook mëngjesin e kësaj të mërkure. – Ndooshta po përballemi me ditët dhe orët tona të fundit. Armiku është shumë më tepër në numër se ne,m tha Serheiy Volyna i brigadës së 36-të të marinasve

Forcat ruse kanë marrë qytezën e kreminas në krahinën lindore të Donbasit dhe trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti. Kjo sipas guvernatorit rajonal. Kremnina, qytezë me më shumë se 18 mijë banorë, 560 kilomentra në juglindje të Kievit, është I pari qytet i marrë gjatë ofensivës ruse në lindje të ukrianës.

Rusia ka intensifikuar ofensivën në Donbas, por përparimi në këtë drejtim është penguar nga sfida mjedisore, logjistike dhe teknike. Ministria britanike e mbrojtjes u shpreh në orët e vona të së martës se bombardimet dhe sulmet ruse në Donbas vijojnë të shtohen ndërkohë që ukrainasit kanë zmbrampusr tentative të shumta për avancim nga forcat ruse.

Rusia ka dislokuar deri në 20 mijë mercenarë nga SIria, Liba dhe kudo tjetër në  Dpnbas. Një zyrtar europian është shprehur se mercenarët po dërgohen me armatime të lehta dhe pa mjete të blinduara.

Dhjetra burra të rinj nga Etiopia  u mblodhën të hënën para ambasadës ruse në kryeqytetitn Adis Abeba të atij vendi, pas zërave se po rekrutoheshin ushtarë për të luftuar në Ukrainë. 

Ndërkohë presidentin ukrainas Zelenski ka pretenduar se nëse ukraina do të kishte akses tek të gjitha armë që i nevojiten, dhe të cilat janë të krahasueshme me armët e përdorura nga të Federata ruse, lufta do të kishte mbaruar tashmë.  –Është e padrejtë që Ukraina është akoma e detyruar të kërkojë ato që partnerët e saj kanë vite që I magazinojnë  diku – tha zelenski.

Presidenti amerikan Xho Bajden pritet të njoftojë një tjetër paketë ndihmash ushtarake për Ukrainën, e cila pritet të ketë të njëjtën vlerë me atë prej 800 milionë dollarësh që u njoftua javën e shkuar, dhe e cila do ta cojë në më shumë se 3 miliardë dollar totalin e ndihmës amerikane për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit. Biden gjithashtu u ka thënë gazetarëve se nuk është i sigurt nëse do të shkojë në Kiev.

Mbretëria e bashkuar planifikon ta pajisë Kievin me raketa anti anije dhe hedhës të blinduar raketash. Gjermania gjithashtu është shprehur se do të punojë me prodhues privatë pajisjesh ushtarake për të ndihumar ukrainën në përmbushjen e kërkesajve të saj për armë. – Synojmë të paguajmë për këto dërgesa, – u shpreh kancelari gjerman Olaf sholz gjatë një conference për shtyp mbajtur në Berlin të martën. Ndërkohë Kina ka kritikuar veprimet e perëndimit në Ukrainë, duke thënë se furnizimi i ukrainës me armë sulmi vetëm sa do të zgjasë dhe ëprshkallëzojë konfilkitin.  Ndërkohë kreu i agjencisë ndërkomëtare të agjencisë atomike Rafael Mariano Grossi ka bërë të ditur se agjencia që ai drejton ka rivendosur komunikimet e drejtpërdretja me centralin bërthamor të cernobilit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›