Ruset mbajne te ndezur flaken e protestes ne te ftohtin arktik

Megjithese i ftohti arktik e kishte mberthyer Mosken dhjetera mijera njerez braktisen apartamentet e tyre te ngrohta per te protestuar kunder kryeministrit rus Vladimir Putin.
Duke mos u perkulur para temperaturave te ulta qe lane qindra te vdekur ne Evropen Lindore protestuesit si avokati Georgi pushtuan rruget e Moskes.
E kuptova qe nuk mund te rrija ne kuzhine dhe te bisedoja per kete me miqte. Mu desh te dilja dhe ti ndryshoja gjerat vet te tregoj se nuk jam dakord me cfare po ndodh ne vendin tone.
Mes te ftohtit brutal lulezoi edhe humori. Anton Glotov ishte i veshur si nje tank per te treguar se edhe opozita ka tanke.
Nuk mendoj se qeveria do te ndryshoje si rezultat i ketyre zhvillimeve por ndoshta njerezit do te tubohen me lirshem dhe te fillojne te qeshin si ne Amerike. Dhe te mos kene me frike per shprehjen e mendimeve te tyre. Kjo eshte nje arritje shume e madhe.
Danila Terentevich nje vizitor rus nga Amerika e Jugut tha se nuk eshte i shkokuar nga i ftohti rus por nga korrupsioni atje.
Ne Argjentine u them njerezve se ju keni pampersa po te doni te shikoni korrupsion te vertete shkoni ne Rusi.
Por pervec gjendjes se karnavalit akullnajor protestuesit si Taras Mazhar sebashku me babane morten dhe te dashuren paralajmeruan zotin Putin qe te degjoje protestuesit ose te perballet me radikalizim.
Kemi ardhur ketu ti japim nje shans qeverise qe te mos na coje drejt revolucionit.
Zoti Mazhar dhe te tjeret jane te nxitur nga ajo qe votimet presidenciale te 4 marsit mund ta vene Putinin ne rrugen drejt sundimit te Rusise edhe per nje dekade tjeter.
Evdokiya Labazova po shperndante fletushka per nje faqe interneti per te pergatitur vezhgues per zgjedhjet presidenciale.
Jemi te lodhur nga keta hajdute dhe maskarenje. Ata vjedhin votat tona dhe i kane kaluar caqet. Prandaj do te behem vezhgues per te parandaluar sa te mundem qe ta perserisin vjedhjen.
Analistja politike Natalia Zorkaya me Qendren e Votimeve Levada thote se pjesmarrja e madhe e njerezve te shkolluar tregon rritjen e ndergjegjesimit per nevojen e reformave politike. Ajo thote se te rinjte jane ne gjendje per te luftuar.
Fakti i nje pjesmarrje kaq te madhe i ka befasuar te gjithe sepse me pare mendohej se moskovitet e rinj te sukseshem vetem donin te emigronin.
Mesazhi per zotin Putin nga marshimi ne dimrin e ashper eshte liberalizo tani ose perballu me nje pranvere te nxehte.