E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti, humbasin jetën dy kineastët e njohur

Rrëzimi i një helikopteri në bregdetin jugor të Uellsit të Ri në Australi ka shkaktuar vdekjen e dy kineastëve të njohur, amerikanit Majk Digrai (60 vjeç) dhe australianit Andrju Uait (51 vjeç). Ata po udhëtonin për të studiuar vendet për xhirimin e projektit të ardhshëm filmik. Digrai ka fituar disa çmime Amy e Bafta dhe është specializuar për regjistrimet nënujore. Ndërsa Uait njihej si skenarist dhe producent, ku mes projekteve ishte edhe filmi Sanktum, që një vit më parë ka regjistruar fitime prej mbi 100 milionë dollarësh. Të dy kineastët njiheshin si bashkëpunëtorë të ngushtë të regjisorit Xhejms Kameron.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›