Vetoja ndaj Sirisë, islamikët: Bojkot ndaj Rusisë e Kinës
Islamikët në Jordani kanë kërkuar që myslimanët dhe arabët në mbarë botën ti bojkotojnë mallrat ruse e kineze, që pas vendosjes së vetos së tyre për ndëshkimin e Sirisë në Kombet e Bashkuara. Lideri i Vëllazërisë Myslimane, Hamam Said, tha se Rusia dhe Kina tregojnë se ato po marrin pjesë në vrasjen e popullit të Sirisë dhe e konsideroi veton si sulm kundër të gjithë arabëve dhe myslimanëve. Edhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Tavakul Karman, tha dje në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, se të gjitha vendet duhet ti dëbojnë ambasadorët e Sirisë dhe të tërheqin diplomatët e tyre nga Damasku.