E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grafite vdekje shqiptarëve në ndërtesat e Shkupit

Grafite ku shkruhet Vdekje për shqiptarët janë parë në disa pjesë të Shkupit. Grafite të tilla ishin parë në Tetovë dhe qytete të tjera me popullsi shqiptare në Maqedoni, pas një përshkallëzimi të tensionit mes etnive në këtë vend. Sipas dëshmitarëve, grafitet Vdekje për shqiptarët, Maqedonia është vetëm e maqedonasve etj., janë shkruar nëpër disa dyqane dhe mure në lagjen Hasanbeg të Shkupit, në afërsi të Bankës Komerciale në pjesën qendrore të Shkupit, ish-shtëpinë e kulturës në Shkup, sipas agjencisë së lajmeve, INA. Ministria e Brendshme e Shkupit ka deklaruar se parullat do të fshihen dhe për to do të nisin hetimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›