E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katanec? “Na e kërcënon” Bullgaria

Bledar KUKA
Nëse Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe përsonalisht presidenti Armand Duka do të kërkojnë që trajner i ardhshëm i Shqipërisë të jetë Srecko Katanec, duhet të veprojnë shpejt. "Gjahun" e përfolur si të parapëlqyer nga bosi i Federatës e kërkojnë edhe drejtuesit e Federatës Bullgare të Futbollit. Këtë lajm e bën të ditur gazeta sllovene, "Ekipa", që sqaron se Dimitar Penevi është larguar nga drejtimi i përfaqësueses bullgare dhe se kandidatë për ta marrë atë janë kroati Zllatko Kranjcar, mbiquajtur "Cico" dhe slloveni Katanec. Mediat sllovene shkruajnë se "do të jetë sërish betejë mes Katanecit dhe Kranjcarit, që tani për tani punon në Emiratet e Bashkuara Arabe". Katanec njihet si një trajner i ashpër, ashtu sic ka qenë edhe si futbollist kur ka luajtur në radhët e Partizanit të Beogradit dhe Sampdorias, përkatësisht në ligën federale ish-jugosllave dhe në Serinë A. Të dielën duke u gdhirë e hënë, ai i ngriti nga gjumi në orën 3 të natës futbollistët e Maqedonisë duke u bërë stërvitje, për të mos humbur seancën e paradites, pasi do të kishte udhëtim ajror drejt Izraelit. Mediat kroate shkruan se Katanec i mbylli punët me Maqedoninë dhe se pret ofertat. Më parë atë e kanë kërkuar edhe Partizani i Beogradit dhe Hajduku i Splitit. Refuzoi vlonjatët Srecko është i njohur për episodin me një futbollist të Flamurtarit, pas ndeshjes ndaj Partizanit të Beogradit në "JNA" për Kupën UEFA. Atë shtator 1987, vlonjatët eleminuan skuadren serbe, përkatësisht ish-jugosllave dhe njëri prej lojtarëve shkoi në dhomën e zhveshjes së Partizanit për të ndërruar bluzën me Katanecin. Slloveni, që ishte duke qarë, nuk pranoi. Nga Maqedonia: Është edhe Sokoli Media shqiptarë në Kosovë dhe Maqedoni pohon se ekziston edhe një kandidaturë për stolin e Shqipërisë: Bylbyl Sokoli. Në këtë rast mund të ndërmjetësojë dhe babai i Lorik Canës, i cili ka njohje me Sokolin. Bylbyl Sokoli për gazetën "Lajm" ka njoftuar se pas kthimit të delegacionit shqiptar nga Johanesburgu do të ketë një takim me krerët e FSHF-së, ku do të bisedohet për kalimin e tij në postin e seleksionuesit të Shqipërisë. "Është e vërtetë se gjatë këtyre ditëve do të bisedohet në këtë drejtim, - tha Sokoli, cituar nga "Albania Sporti", - Për momentin s'mund të them asgjë. … Nëse këtu gjejmë gjuhë të përbashkët, për punë të tjera lehtë mund të merremi vesh. Unë e njoh mirë mentalitetin e lojtarëve shqiptarë, sepse nëpër duart e mia kanë kaluar shumica e futbollistëve kuqezi"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›