Masakër në Shëngjin, vret motrën dhe kunatin dhe më pas veten
Share
Shëngjini është tronditur nga një krim i rëndë brenda familjes. Një persona ka vrarë motrën, kunatin, ka plagosur nipin e tij 9-vjeçar dhe më pas është vetëvrarë.
Policia bëri me dije se Aleksandër Ndoi ka qëlluar për vdekje rreth orës 06:30 minuta të mëngjesit të së shtunës, motrën e tij Dana Prendi, 45 vjeçe, kunatin e tij italian, Luigi Denicassa, 50 vjeç, si dhe ka plagosur nipin e tij, Deni Denicassa, 9 vjeç. Më pas Ndoi është vetëvrarë me armën e krimit.
Mësohet se Ndoi punonte si efektiv në burgun e Shën Kollit dhe krimi është kryer me pistoletën e tij të shërbimit në banesën e tij.
Ende nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë.