E Diel, 1 Nëntor 2026

Kooperativat bujqësore, Dishnica: Kosto më të ulët dhe prodhim cilësor

Shqiptarët i rikthehen koperativave bujqësore. Edhe pse është një nismë e re tashmë në të gjthë vendin janë regjistruar 120 shoqata të cilat janë të fokusuara në mbjelljen e perimeve,frutikulturës apo blegtorisë. Sipas Tatjana Dishnicës, Drejtore e Shërbimit Këshillimor, Kërkimit dhe Informacionit në ministrinë e bujqësisë krijimi i kooperativave sjell një kosto të ulët prodhimi, gjetje të tregjeve dhe prodhime më cilësore.
 

Dishnica i bën thirrje fermerëve që të bëhen pjesë e kësaj iniciative pasi koncepti i kooperativave të sotme është krej ndryshe nga ai i para viteve 90. Ndërkohë që deklaron se një sërë masash lehtësuese i ofrohen këtyre kooperativave.
 

Brenda këtij muaji pritet që të nisin edhe takime në rang vendor për të sqaruar thelbin e kooperativave dhe procedurat që duhet të ndiqen për krijimin e tyre.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›