Rushaj: Pullat fiskale, shpenzim i zbritshëm për bizneset
Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj garantoi biznesin se pullat fiskale nuk do të jenë një kosto e shtuar për ta, por do të llogariten si shpenzim i zbritshëm sipas projektligjit të ri të akcizave. Pullat e akcizës, sipas projektligjit, vendosen në produktet e akcizës në momentin e hedhjes për konsum. Kodet e sigurisë printohen dhe pullat e akcizës do të aplikohen direkt mbi produktet përkatëse gjatë prodhimit në linjat plotësisht të automatizuara të mbushjes. Vlera e detyrimit të akcizës garantohet në momentin e blerjes së pullave dhe paguhet në momentin e hedhjes për konsum në përputhje.
Vlera e detyrimit të akcizës, po sipas ligjit, mund të paguhet edhe në momentin e blerjes së pullave fiskale. Lëvizja e pullave të akcizës kryhet sipas të njëjtave procedura si dhe mallrat e akcizës.