Kolonjë- Aksidentohet makina, prindërit humbasin vajzën 2-vjeçare
Kolonjë- Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave dhe humbjen e një të miture ka ndodhur në Kolonjë ku një automjet ka humbur kontrollin duke rënë pjesërisht në kanalin vaditës.
Në automjetin e aksidentuar tip Audi ndodheshin bashkëshortët Arenalda Asllani 22 vjeç, Besmir Alla 25 vjeç, shtetasi 50-vjeçar Mikael Dhana si dhe pretendohet se brenda makinës ka qënë edhe vajza e çiftit.
Mësohet se tre personat kanë ishin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Arenalda Asllani është dërguar në spitalin e Lushnjes dhe pretendon se në makinë ka pasur edhe vajzën 2-vjeçare e cila rezulton e zhdukur.
Sipas policisë asnjëri nga personat nuk është në gjendje të kujtojë çfarë ndodhi me fëmijën në makinë dhe të dhënat e të treve janë kontradiktore.
Gruaja ka thënë në spital se vajza është nxjerrë nga makina nga bashkëshorti teska ky i fundit thotë se vajza ishte në makinë me ta dhe se nuk e di se ku ka shkuar. Po ashtu edhe drejtuesi i mjetit Mikail Dhano, që është arrestuar thotë se fëmija ka qënë në makinë edhe pas aksidentit por se di ku ka shkuar.
Ndërkohë sëbashku me policinë janë vënë në lëvizje edhe banorët e zonës për të kërkuar vajzën teksa një hetim i plotë ka nisur mbi ngjarjen.
/IDEA/